Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, prokurorja e SPAK dorëzon prova të reja, përgjimet mes Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit në Sky ECC! Shtyhet seanca më 7 maj

23 Prill, 10:43| Përditesimi: 23 Prill, 10:48

  • Share

Dritan Rexhepi

Në seancën në GJKKO për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, ku dëhsmoi për herë të parë Dritan Rexhepi, SPAK ka dorëzuar prova të reja. Report Tv mëson se Prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini, ka paraqitur komunikime të siguruara nga aplikacioni i koduar Sky ECC, që sipas saj janë mes të pandehurve Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri. Kaçkini tha se komunikimet janë bërë në vitin 2020 dhe të dy falsin me interes të madh për këtë çështje.

“Komunikimet kanë ardhur nga francezët. Komunikimet i përkasin Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit. Këto prova kanë ardhur së fundmi, ndaj kërkojmë t’ia paraqesim gjykatës. Do kërkonim te mos bëheshin publike. Komunikimet i përkasin periudhës së vitit 2020. Kanë të bejne pikërisht me çështjen penale, interesimin e tyre të vazhdueshëm për këtë çështje, çfarë ka ndodhur etj etj.

Shtyhet seanca për në 7 maj. Ndërkohë, është dhënë edhe një urdhër për shoqërimin e detyrueshëm të Aldo Manjishtës, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme.


Lajmi kryesor:

Rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, Dritan Rexhepi dëshmon në GJKKO: S’jam porositësi, isha në burg në Ekuador! SPAK me prova të reja, dorëzon përgjimet mes tij dhe Altin Hajrit në SKyECC


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?