Jan Prenga

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, rifillon në Gjykatën e Posaçme gjykimin për Dritan Rexhepin dhe 6 të akuzuar të tjerë

17 Mars 2023, 14:45| Përditesimi: 17 Mars 2023, 14:50

  • Share

Në Gjykatën e Posaçme ka rifilluar gjykimi pas një vit pezullimi për shkak të mosmarrëveshjes të të pandehurve, Dritan Rexhepi i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja e Artan Docaj, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës. Dje filloi gjykimi në mungesë për të njëjtin rast edhe i Altin Hajrit edhe ky i akuzuar për të njëjtat vepra penale.

Për të njëjtën ngjarje, Gjykata e Posaçme dënoi në 29 shtator të këtij viti me burgim të përjetshëm kopshtarin e kompleksit “Golden”, Festim Bexhdili, i vetmi person i arrestuar, i cili sipas gjykatës ka marrë pjesë në mënyrë direkte në zhdukjen e kufomës.

Festim Bexhdili ka dëshmuar më herët se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, i dyshuar si një nga personat kryesorë që ka vënë në zbatim planin për rrëmbimin dhe mbajtjes peng të Jan Prengës, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë dhe se është larguar disa kilometra nga resorti. Ai deklaroi se trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra dhe se më pas nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur, por kjo dëshmi e tij nuk e ka bindur SPAK.

Ndërkohë, gjykimi vijon për Dritan Rexhepin, Gentjan Funiqin, Martin Bletën, Korado Keshtejan, Artan Doçajn, Aldo Majnishtën dhe Geraldo Martinin. I vetmi nga të mësipërmit i arrestuar dhe që pret ekstradimin nga Spanja drejt vendit tonë është Gentjan Funiqi.

Si ndodhi ngjarja
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020 dhe prej gati 3 vitesh trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.  Ai u ekzekutua me urdhër nga "kokat" e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Komento

Komente

  • Ardi: 17/03/2023 16:23

    DUHET DENIMI ME VDEKJE PER KETA FUNDERRINA.

    Përgjigju
    • ali baba: 17/03/2023 21:08

      o ardi shiko punt e tua o njesh e leri komentet pa lidhje se fundurinat nuk jan kta kta kan qen pun te tyre e hall te tyre e sa per muabet gent doci me gjith farefis jan njerez te lart e me bes dhe trima e nuk jan si thua ti u vajti keq por jan njerz ne pun te tyre e dhe gjaku i falet se jane me shume vlera pamvarsisht rasti u iku ters punet e perendis

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?