Jan Prenga dhe Dritan Rexhepi

Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca në GJKKO për Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishta, refuzojnë të dëshmojnë

18 Prill, 13:17| Përditesimi: 18 Prill, 14:28

  • Share

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, të pandehur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, refuzuan thirrjen e Gjykatës së Posaçme për tu paraqitur që të dëshmonin në procesin gjyqësor, të ndarë Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë.

Ata nuk kanë pranuar të vijnë nga paraburgimi ku ndodhen në Fier, për të dëshmuar, teksa ishin në listën e personave të kërkuar nga SPAK që të pyeteshin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se seanca u shty për një datë tjetër.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020.

Porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës dyshohet se është Dritan Rexhepi, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve.

Dritan Rexhepi i arrestuar më Stamboll në 10 nëntor 2023, u ekstradua më 8 janar 2025 në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie.

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?