Jan Prenga dhe Dritan Rexhepi

Kronikë

Gjyqi për vrasjen e Jan Prengës/ SPAK dorëzon komunikimet në SkyEcc të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit! Dërgon letërporosi për të tjerë

4 Qershor, 10:42| Përditesimi: 4 Qershor, 11:52

  • Share

U mbajt sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës gjyqësore për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukejn e Jan Prengës. Në këtë seancë u diskutua për transkriptimet e Sky Ecc që SPAK ka administruar në kuadër të këtij gjykimi. Avokatët e të pandehurve kërkojnë të dinë nëse do të paraqiten komunikime të tjera nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Gazetarja Keti Banushi raporton se të paktën deri tani janë dorëzuar 3 kode Sky Ecc të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit. Asnjë prej të dyshuarve nuk është paraqitur por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës.  Nga gjykata është kërkuar të merren në pyetje me video konferencë  Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani.

Nga britanikët ka ardhur një shkresë, ku i është kërkuar gjykatës dhe SPAK detaje se si janë përfshirë këta persona në dosjen hetimore se pse janë të dyshuar dhe cilat prova apo dëshmi do të japin si dhe adresat e plota. Gjykata ka kërkuar që Prokuroria të gjejë adresat e sakta se ku atje janë dhe jo të shënohet “Londër” Angli.

Prokurori Behar Dibra deklaroi në seancën e sotme se ka nisur disa letërporosi tek autoritetet e huaja për të siguruar kodet dhe komunikimet në Sky Ecc për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Prokurorja Elida Kaçkini: Për momentin kemi vetëm këto prova fakte të mbledhura dhe komunikimet në Sky Ecc.

Avokatja Joana Qeleshi: A janë të plotë komunikimet në Sky apo janë të pjesëshme që duhet ta dimë. Këtë duam te dim. Keni dy procedime që thoni që janë marrë.

Prokurorja Kaçkini: Janë akte që janë marrë ne procedime të tjera. Komunikimet janë edhe këto komunikime elektronike. Nuk jamë të gjitha por janë vetëm komunikime që i përkasin çështjes.

Prokurori Behar Dibra: Janë të plota për këtë çështje dhe nuk kemi për të sjellë të tjera. Në kuadër të kësaj procedure kemi dërguar një tjetër letër porosi. Për të pandehur të tjerë do i marrim dhe do jua vendosim në dispozicion.

Gjykata i dha afat rreth dy javë prokurorëve Behar Dibra dhe Elida Kaçkini të rregullojnë letër porosinë si dhe mbrojtësve ligjorë për t’u përgatitur lidhur me pretendimet e tyre. Seanca e radhës do të zhvillohet më 20 qershor.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?