Prej 7 muajsh Fredi Rrushi ka jetuar i qetë në Shqipëri, edhe pse autoritetet italiane në Genova e kishin shpallur në këkrim si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, vepër penale që shteti fqinj e dënon deri në 20 vite burg. Madje nga 12 prilli i vitit 2021, kur është lëshuar urdhër arresti nga Italia, deri më tetor, Fredi Rrushi, është përfshirë në një tjetër krim. Autoritetet në Shqipëri e akuzojnë atë për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së biznesmenit të inerteve në Kamëz, Rruzhdi Hoxha, me të cilin kishte miqësi.
Fredi Rrushi u arrestua në Tiranë më 26 tetor kur u zbulua se numri i tij kishte pasur telefonata të shpeshta në telefonin e biznesmenit që familja e kishte denoncuar të zhdukur. Fillimisht Rrushi u shoqërua për tu marrë në pyetje por u ndalua kur iu zbulua urdhër-arresti nga Italia. Hetuesit tashmë kanë prova që faktojnë sipas tyre se Rrushi e ka marrë në makinë dhe e ka çuar Rruzhdi Hoxhën në malin e Dajtit ku dhe u gjet i vdekur në Qafë-Mollë.
Report Tv mëson se është miratuar kërkesa për ekstradimin e Rrushit në Itali, por ky proces është pezulluar momentalisht, derisa në Shqipëri të përfundojë përballjen me drejtësinë për vrasjen e biznesmenit të inerteve.
Biznesmeni Ruzhdi Hoxha pasi është rrëmbyer është dhunuar fizikisht dhe më pas është ekzekutuar me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt, ku trupi iu hodh në një humnerë dhe më pas u mbuluar me gurë e gjethe për të mos u gjetur. Autori i gjithë kësaj ngjarje dyshohet se është shoku i tij, Fredi Rrushi, i arrestuar nga policia, dhe i kërkuar nga Interpol Roma për trafik drogë në Itali. Në pranga përfundoi edhe vëllai i autorit, Pajtim Rrushi, 42 vjeç, pasi ishte bashkëpunëtor në krim. 42-vjeçari për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“,, ndërsa ndaj autorit të rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxhës, Fredi Rrushi ndihen akuzat e “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”. Dy plumbat që i kanë marrë jetën Ruzhid Hoxhës e kanë kapur në zonën e qafës dhe në pjesën e gjoksit. Pas vrasjes atij i është hequr xhupi, i cili kishte shenjën e plumbit dhe pasi është grisur, është hedhur në rrugë.
Tre thirrje të humbura në celularin e Ruzhdi Hoxhës paraditen e 20 tetorit të bëra nga telefoni i Fredi Rrushit kanë ngritur dyshimet tek hetuesit se ky i fundit është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit të inerteve në Kamëz.
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se Fredi Rrushi e ka telefonuar Hoxhën për t’i kërkuar takim, por ky i fundit e ka shmangur. Rrushi ka insistuar sërish dhe ka artitur të flasë me 43-vjeçarin biznesmen përmes telefonit të një miku të përbashkët me të cilin Ruzhdi Hoxha ishte në tavolinë në lokal.
Ndaj Fredi Rrushi rëndojnë tre akuza, vrasja me paramendim, armëmbajtje pa leje dhe zhdukje kufome. Ndërsa vëllai i tij Pajtim Rrushi është arrestuar për moskallëzim krimi e veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës dhe të dy të mërkurën do të dalin para gjykatës. Pajtim Rrushi ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë, pasi COVID e kishte lënë me pasoja.
Të dy, Rruzhdi Hoxha dhe Fredi Rrush, janë përfshirë prej kohësh në aktivitetet kriminale, nga mashtimi, vjedhja dhe kultivimi drogës. Por hetuesit, ende nuk kanë një motiv përse është ekzekutuar biznesmeni, ndërsa vrasësi i tij, vijon të mos pranojë krimin, edhe pas një jave në qeli.
Ku marojn kriminelet qe kerkohen në europ ne shqiperi. Mud te je 1000 . Qe te gjith edin vec policise dhe prokuroris . Keton nuk e din se jon te ndershem .. se rrin gjith diten e pine kafe me to. Cdo qyten mund te ket nga 30 vete qe kerkohen ne europ . Lene ne tiron ufff .
Përgjigju