Avokatët e Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, i kërkuan Gjykatës së Posaçme të pezullojnë procesin gjyqwsor që po zhvillohet ndaj tij dhe të çojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese pretendimin që ata kanë.
Mbrojtja ligjore e Hajrit iu drejtua me kërkesë gjykatës për kontroll incidental në referim të nenit 145/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me pretendimin se neni 109/3 i Kodit Penal është antikushtetues.
Sipas tyre, kjo dispozitë në rastin kur ka pasojë vdekje, ka të parashikuar vetëm dënim maksimal me burg të përjetshëm dhe jo atë minimal.
Parë në këtë kontekst, avokatët thonë se kjo i mohon gjykatës diskrecionin për të vendosur në referim të nenit 17 dhe 42 të Kushtetutës dhe nenit 47-50 të Kodit Penal, parimi i individualizimit të dënimit.
Pas kërkesës së avokatëve, GJKKO deklaroi se nëse ata do vënë re se ka shkelje kushtetuese, do t’i drejtohen vetë për interpretim Gjykatës Kushtetuese.
Prokuroria e Posaçme paraqiti provat shkresore në lidhje me Altin Hajrit, ku sipas Elida Kaçkinit, Hajri ka qenë në dijeni të rrëmbimit të Jan Prengës sepse nga kqyrja e pamjeve filmike ai ndodhje në kompeksin “Golden” në momentin që ka ardhur trupi i tij dhe madje ka mbyllur edhe qepenin e garazhit.
Nga hetimi nga rezultuar se shkak për rrëmbimin e Jan Prengës është bërë vjedhja e nje sasie droge nga vëllai i tij në portin Portsmouth në Angli, ndërkohë Altin Hajri ka patur njohje me autorët madje, në një letër porosi që i ka ardhur SPAK nga Holanda rezulton që ai ka qenë i dënuar në këtë shtet për trafik droge, dënim të cilin e ka përfunduar në 2019.
Gjithashtu, në provat e reja që i kanë mbërritur organit të akuzës janë edhe komunikimet në aplikacionin SKY ECC, që Hajri ka kryer me të pandehurit e tjerë në këtë proces. Madje me Gentjan Funiqin, flet pikërisht për këtë çështje, për procesin që ka nisur për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Ndërkohë avokatët mbrojtës kërkuan kohë të njiheshin me provat e reja shkresore të paraqitura nga SPAK, për këtë arsye seanca u shty në datë 6 tetor ora 14.00. Procesi ndaj Altin Hajrit ishte pezulluar për 1 vit për shkak të mos arrestimit të tii nga policia dhe tani ka nisur në GJKKO me një trup gjykues të përbërë nga Erjon Bani kryesues, Bib Ndreca dhe Gerd Hoxha anëtarë.
Komente
