Kronikë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, burg përjetë kopshtarit Festim Bexhdili! Ende në kërkim Altin Hajri (VENDIMI)

25 Korrik, 11:28| Përditesimi: 25 Korrik, 18:11

  • Share

Festim Bexhdili do të qëndrojë përjetë në qeli. Gjykata e Posaçme e Apelit, konfirmoi këtë të premte dënimin kapital të dhënë nga Shkalla e Parë për ish- kopshtarin e kompleksit “Golden” të të shumëkërkuarit, Altin Hajri, në Shijak.  

Vendimi në Apel u mor nga gjyqtarët Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Dhimitër Lara.

Kopshtari Festim Bexhdili ishte i vetmi nga të pandehurit në dosjen e parë, i cili u dënua nga shkalla e parë dhe Apeli me burgim të përjetshëm për rrëmbimin e Jan Prengës, por Gjykata e Lartë e riktheu sërish çështjen në Apel me një tjetër trup gjykuese.

Në seancën gjyqësore të mbajtur më 11 Korrik në Apel, prokurorët e SPAK mbajtën qëndrime të ndryshëm sa i përket dhënies së pretencës. Prokurorja Elida Kaçkini kërkoi të mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra, kërkoi 20 vite burg. Kaçkini këmbënguli se Bexhdili ka qenë pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe ka njohje me personat e tjerë të akuzuar për ngjarjen, kjo sipas saj e vërtetuar edhe nga komunikimet në “Sky Ecc”. Ndërsa prokurori Dibra tha se ai është gjendur në atë situatëm pasi është punonjës i kompleksit ky dyshohet se u vra Jan Prenga, dhe është urdhëruar për fshehjen e kufomës.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. U dërgua në kompleksin “Golden” ku dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, por ende nuk është gjetur.  Sipas SPAK rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një sasi kokaine në Britaninë e Madhe.

Urdhri për rrëmbimin e Prengës dyshohet se është  dhënë nga Dritan  Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi, organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Geshtenja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Gjatë seeancave në GJKKO, Dritan  Rexhepi e ka mohuar implikimin në rrëmbimin e Jan Prengës, teksa organizatori tjetër, Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden” ku ndodhi krimi, rezulton ende në arrati.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ervin: 25/07/2025 16:33

    Kopshtari nuk eshte gjynah fare se ka marre pjese ne vrasjen dhe zhdukjen e nje personi te pafajshem, te tregonte te pakten ku eshte kufoma se edhe ajo familje qe ka humb njeriun e familjes eshte gjynah, ketij kur ti vijne mend duhet te tregoje te pakten ku e kane fshehur.

    Përgjigju
  • Beni: 25/07/2025 15:10

    Te gjithe te perjetshem do dalin po gjynah kopshtari Se nuk tregoi dhe ngeli dhe vete...

    Përgjigju
  • Drejtesia: 25/07/2025 12:49

    Gjynah

    Përgjigju
    • Beni: 25/07/2025 15:26

      Te tregoj trupin se esht nje grua dhe 2 kalamaj qe skan nje varr ku ta qajne Janin,se ai zagari melcifet si legen, e dinte boten te tijen, katunar pjesze

  • Kopshi: 25/07/2025 11:58

    BRAVO KOPSHTARIT ATIJ JEPINI BURG TË PËRJETSHEM KURSE TE TJERVE NGA 7 VJET, ULINI 1/3 PËR GJYKIM TË SHKURTUAR... DHE KALOINI ME SHËRBIM PROVE ME QË JANË BIZNESMEN.... KOPSHTARIT Q NANËN. EDHE BABËN FUTJANI NË BURG ME DY TPËRJETSHËM....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?