Sipër 7 nga të arrestuarit, viktima Jan Prenga dhe Dritan Rexhepi

Rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, GJKKO vendos më 29 shtator! Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për kopshtarin Bizhdili

13 Shtator 2022, 14:38| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 16:08

  • Share

U zhvillua në GJJKO seanca për rrëmbimin dhe zhdukja e trupit të Jani Prengës pas përplasjes së grupeve rivale për trafikun e kokainës, ku përfundoi gjykimi për Festim Bizhdilin kopshtarin e resortit “Golden” dhe Olsi Turjan.

SPAK kërkon të dënohet Bizhdili me burg përjetë, dhe Olsi Turja dme tre vite burg. Të pandehurit kërkuan pafajësi gjatë seancës, ndërsa GJKKO u tërhoq për vendim.

Vendimi do të shpallet më dt.29 shtator nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se një vit trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ku sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.  

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Varje ne litar: 14/09/2022 04:38

    Po te jeni shtet si duhet kopshtarin duhet te nderroni ligjin dhe ta varni me litar, se e ka pak me burgim te perjetshem, ndersa ato bosat qe e zhduken prengen duhet te marrin pafajsi, dhe dem shperblim per prishje imazhi qe i akuzut kot

    Përgjigju
  • Jasmi: 13/09/2022 16:04

    Jan shum te rezikshem vellezerite prenga dicka po planifikojne

    Përgjigju
  • Fieri: 13/09/2022 15:23

    Vllezerit Prenga duet me patjeter te marin 4 jet per ate vlla te pafajshem patjetr ti seleksionojn mir

    Përgjigju
    • drejtesia: 13/09/2022 19:16

      vellezrit prenga beren nje gabim dhe moren me qaf vllain e pafajshem me gabimin e radhes do marrin mqaf gjith fisin ata vet me veprimet e tyre moren mqaf vllain e tyre prandaj matini hapat njerez se merrni mqaf tjeret , mjaftouni dhe msoni me pak

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?