Shfryhet dosja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ku nga të gjithë të arrestuarit në burg ka mbetur vetëm kopshtari i kompleksit "Golden", Festim Bexhdili, vendi ku mendohet se u torturua dhe më pas u vra Jan Prenga.
GJKKO ka liruar nga qelia Leonard Hajrin, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest me burg" në "detyrim paraqitje", ndërsa i dyshuari tjetër Olsi Turja nga qelia është lënë në "arrest shtëpie".
Një ditë më parë GJKKO la të lirë edhe Ardian Doçajn, i arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.
Për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, u arrestua edhe Bajram Hajri, por ai u la i lirë në pranverë të 2020. Aktualisht në burg ka mbetur vetëm kopshtari i kompleksit "Golden" Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri dhe Gentian Doçaj. Ata u arrestuan me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, por sot janë lënë të lirë me detyrim paraqitje apo arrest shtëpie në rastin e Olsi Turjes.
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se një vit trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ku sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.
Jan Prenga mendohet se u ekzekutua me urdhër nga "kokat" e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është arrestuar në Angli.
O vlla Cbn mir ore po ka pun ai ne kete pun do dali nje dit edhe kta te forte edhe un edhe ti po kujdes mos te vej puna deri atie a kup se esht nje shpreje qe vet malet nuk takohen a kup ama ti rri drejt me te gjith po dole vk si puna juaj hedh gurin fshe doren
Përgjigju