Dy persona janë arrestuar pasi kanë rrëmbyer një 34-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 34-vjeçari A.S., është marrë me forcë në makinë nga një vajzë dhe një djalë tjetër.
Autorë të rrëmbimit janë E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, të cilat janë arrestuar dhe do të përballen me veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë". Nuk dihen ende arsyet se pse i dy personat kanë rrëmbyer të riun.
Komento