Rexhep Gjuni në seancë

'Rrëmbyen' nipin 3-vjeçar në Durrës, Gjykata e Apelit ndryshon masën e arrestit për Rexhep Gjunin dhe Arben Selajn

22 Maj, 16:47| Përditesimi: 22 Maj, 18:13

  • Share

TIRANË - Gjykata e Apelit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Rexhep Gjunin dhe kunatin e tij Arben Selaj, nga masa arrest në burg, në masën arrest shtëpie. Ata u bënë protagonistë në qytetin e Durrësit teksa Gjuni mori nipin e tij 3-vjeçar dhe e mbajti fshehur për rreth 1 javë duke mos treguar vendodhjen.

Fillimisht për ta u caktua masa e arrestit në burg, por në seancën e sotme Apeli vendosi ndryshimin e masës duke mos lejuar që të dy të mos komunikojnë me askënd tjetër përveçse me familjarët e tyre në shtëpi.

'- Ndryshimin e ketij vendimi përsa i përket masës së sigurimit ndaj personave nën hetim R. Gj dhe A. S, si me poshte:

- Caktimin ndaj personit nen hetim R. Gj masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

- Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që të mos largohet nga banesa e tij…

 - Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit "Arrest në shtëpi" të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit R. Gj nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

- Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin R. GJ nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij.

- Caktimin ndaj personit nen hetim A. S masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

- Urdhërohet personi nën hetim A. S që të mos largohet nga banesa e tij…

- Urdhërohet personi në hetim A. S që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit "Arrest në shtëpi" të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit A. S nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

- Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin A. S nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij

- Urdhërohet prokuroria dhe policia gjyqësore të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe të kontrollojnë urdhërimet që i janë dhënë personave nën hetim R. Gj dhe A. S me këtë vendim gjyqësor.', thuhet në njoftimin e policisë.

Djali i vogël, Amari u dërgua tek gjyshërit prej mamasë së tij si çdo fundjavë, por ata refuzuan ta kthenin nipin tek e ëma, duke thënë se nuk dinte ku ishte.

Gjyshërit morën fëmijën e djalit të tyre, të vdekur një vit më parë nga një aksident, pasi donin ta hiqnin nga duart e nënës së tij 23-vjeçare Ile Gjuni dhe ta rrisnin vetë.

Ishte gjyshi ai që e organizoi ‘zhdukjen’ e përkohshme të 3-vjeçarit së bashku me kunatin e tij. por më pas fëmija u gjet tek disa kushërinj në Has të Kukësit. Për këtë gjyshi dhe kunati u lanë në masën ‘arrest në burg’ dhe tashmë pas apelimit do të dërgohen në shtëpi.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?