Rrënohet 'Bazilika e Shën Mërisë' në Kurbin! Kisha 1500-vjeçare ku lutej Skënderbeu, drejt zhbërjes

25 Shkurt 2023, 18:38| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 18:46

  • Share

Unike në llojin e saj, ku dikur kryente shërbesat fetare Gjergj Kastrioti së bashku me bashkëshorten e tij Donikën, por sot kisha "Bazilika e Shën Mërisë" në Kurbin është degraduar. Me mure thuajse të rëna dhe afreske të dëmtuara, ky objekt kulti 1500-vjeçar monument kulture, me vlera të veçanta historike, rrezikon të zhbëhet.

Pavarësisht gjendjes së saj, besimtarët që e vizitojnë janë të shumtë.

"Të gjithë vijmë çdo të martë e të shtunë dhe nezim qirinj. Jo vetëm nga ky fshat, por vijnë nga Kruja, Zheja, Vivza etj e fshatra të tjerë 2 -3 orë me këmbë se nuk ka rrugë dhe s’ka vendos kush dorë në këtë kishë asnjëherë", tha një banor.

Shumica e banorëve të zonës janë kryesisht myslimanë, por kjo nuk i pengon që të luten pranë kishës historike. Ata bëjnë thirrje që autoritetet ta shpëtojnë nga shembja e plotë.

"Këtu shteti duhet të vejë dorë, pasi është kishë shumë vjeçare. Ne si fshat jemi komplet fshat që i përkasim besimit mysliman, por vimë çdo të martë dhe sidomos me 15 vijnë shumë aq sa nuk kanë ku me ndjenj njerëzit", tha një banor.

E kontaktuar për këtë çështje Drejtoresha Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër bën me dije se kjo kishë ësht përfshirë në programin e rindërtimit nga termeti dhe se projekti është në fazë tenderimi e shume shpejt do të nise ndërhyrja për restaurimin te saj.

Bazilika mesjetare e Shën Mërisë ndodhet në fshatin me të njëjtin emër në Malësinë e Kurbinit. E ndërtuar me një teknikë romake, kisha konsiderohet një ndër objektet më të rralla të kultit në Shqipëri.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?