Kultura

Rrënohet kisha 700-vjeçare në Blinisht, Dom Nik Ukgjini thirrje Ministrisë dhe Dioqezës së Lezhës: Shpëtoni monumentin e kulturës

9 Tetor 2021, 16:14| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 16:20

  • Share

Kisha e Shën Shtjefnit në Blinisht të Lezhës, shpallur monument kulture i kategorisë së parë ka degraduar plotësisht. Krahas rënies së çatisë vitet e fundit janë shembur muret dhe janë dëmtuar thuajse plotësisht afresket.

"Këtu ka qenë me qemer kisha prej guri, siç është dhe kisha e Balldrenit, tani shihet se është rrënuar nga moskujdesi i institucioneve që duket të merren me monumentet. Mund të bëhet diçka për të ruajtur muret që kanë mbetur, punime restauruese dhe çati. Duhet të shpëtohet kjo kishë, nuk është investim i madh duhet dëshirë vullnet për ta ruajtur", tha studiues Dom Nik Ukgjini.

Studuesi Dom Nik Ukgjini tregon vlerat e jashtëzakonshme historike dhe kulturore të objektit të kultit.

"Këtu ku jemi është kisha e Shën Shtjefnit martir" dhe studiuesit tanë që në kohën kur u shpall monument kulture theksojnë se ka qenë kishë me vlera si në arkitekturë ashtu dhe në histori sepse në këtë zonë ka jetuar edhe familja e njohur e blinjishtave, familje princore. Që në 1610 dalin këto objekte në dokumente, por edhe më herët", u shpreh ai. 

Bashkë me muret janë dëmtuar edhe afresket e rralla, ndërsa Ukgjini apelon Ministrinë e Kulturës dhe Dioqezën e Lezhës të restaurojnë kishën, monument kulture.

"Duhet të kujdeset kisha e Lezhës, bashkë me Bashkinë dhe Ministrinë e Kulturës", theksoi ai.

Nëse nuk ndërhyhet me urgjencë rrezikojmë të humbasin një ndër monumentet më të bukura të kulturës në veri të vendit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?