Foto ilustruese

Kronikë

Rrëshen/ Denigronte me statuse dhe fjalë fyese ish-gruan në Facebook, shpallet në kërkim 37-vjeçari!

31 Korrik, 10:29| Përditesimi: 31 Korrik, 10:34

  • Share

Mirditë- Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar nga Rrësheni, i cili akuzohet se në profilin që administron në rrjetin social Facebook, publikonte statuse denigruese ndaj ish-bashkëshortes.

Hetimet u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, menjëherë pas denoncimit të të dëmtuarës nga këto ndërhyrje në internet.

“U referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim F. B., 37 vjeç, banues në Rrëshen, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij, se në një llogari që administron në rrjetin social Facebook, ka publikuar statuse me tekste fyese ndaj saj”, njoftoi policia vendore.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake ka nisur puna edhe për lokalizimin dhe ndalimin e të dyshuarit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?