Një 56 vjeçar nga Rrësheni humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Ai po punonte për shembjen e soletës në një banesë kur është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën, informoi sot policia lokale.
Ngjarja u shënua sot (10 tetor 2023) në fshatin Urakë në njësinë Administrative Rukaj në Rrëshen.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Komento