Foto ilustruese

Kronikë

Rrëshen/ Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, nis hetimi për të birin! E pëson edhe një mjek, çoi të moshuarin në Spitalin Psikiatrik pa dokumentacion

20 Qershor, 11:07| Përditesimi: 20 Qershor, 11:09

  • Share

Policia e Mirditës ka nisur hetimet për një 60-vjeçar pasi ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait të tij në Rrëshen.

Në gjendje të lirë do të hetohet edhe një mjek pasi e dërgoi 88-vjeçarin në për mjekim në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pa dokumentacionin mjekësor përkatës.

Pas kësaj ndodhie i moshuari u pajis me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. B., 60 vjeç, dhe P. S., 63 vjeç, të dy banues në Rrëshen, pasi shtetasi A. B. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit P. B., 88 vjeç, banues në Rrëshen, ndërsa shtetasi P. S., me detyrë mjek në spitalin e Rrëshenit e ka dërguar 88-vjeçarin, për mjekim në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pa dokumentacionin mjekësor përkatës. Shtetasi P. B. u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?