Qyteti i Rrëshenit u kthye sot në qendër mikpritje për personat me aftësi ndryshe nga e gjithë Shqipëria, në kuadër të aktivitetit organizuar nga kisha katolike “Shtegtimi i Shpresës”. Mesha e shenjtë u kremtua nga Ipeshkvi i Sapës, Monsinjor Simon Kulli, në prani të ipeshkvijve të tjerë shqiptarë. Në fjalën e tij, Mons. Kulli u ndal te sfidat me të cilat përballen personat me aftësi ndryshe, duke i siguruar ata se janë dhe do të mbeten gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kujdesit të Kishës.
Pas meshes u mbajt një program artistik i mbushur me emocion dhe mesazhe shprese. Nuk mund të mungonte vallja dhe veshja e Mirditës, në Pallatin e Sportit të Rrëshenit.
Ky aktivitet vjen si thirrje për vëmendje dhe dashuri ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetjen e shoqërisë dhe Kishës.
Viti 2025 është ‘Viti Jubilar i Bamirësisë’, shpallur nga Vatikani që përfshin një periudhë të faljes së mëkateve, pajtimit, kthimit shpirtëror dhe mëshirës. Viti Jubilar ka filluar me 24 dhjetor 2024 me hapjen e Portës së Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe do të zgjasë deri më 6 janar 2026. Gjatë kësaj kohe kishat në mbarë botën predikojnë pajtimin dhe rigjallërimin shpirtëror pas pandemisë dhe krizave globale.
Komente
