Rreshjet e dendura të shiut/ Shembet një pjesë e murit të Teatrit Skampa

12 Janar 2021, 21:09| Përditesimi: 12 Janar 2021, 22:06

  • Share

Reshjet e dendura të shiut kanë shembur një pjesë të murit të Teatrit Skampa, në qytetin e Elbasanit.

Report Tv raporton se pasi është shembur një pjesë e murit të teatrit, rrezikon të shembet edhe një pjesë tjetër.

Teatri “Skampa” (apo ish-kinema "Nacional") është ndërtuar në vitin 1935 me financimin e Xhavit Biçakçiut si dhuratë e tij për qytetin e Elbasanit.

U realizua nga arkitekti Halit Narazani dhe përfaqëson objektin më të rëndësishëm me funksion kulturor në qytetin e Elbasanit. Ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri dhe ndër më të mirat në Ballkan.

Komento

Komente

  • eli: 13/01/2021 08:40

    Ky teater eshte shume i shpifur nga jashte.Duhet me patjeter nje projekt per ndryshimin total te fasades.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?