Një segment i rrugës Kukës - Krume në kilometrin e 9-të ka pësuar çarje të asfaltit. E ndërtuar në 2014, trupi i rrugës ka çeduar nga prezenca e madhe e ujërave nëntokesore dhe sipërfaqësor.
Specialistë të ARRSH, kanë inspektuar këtë aks dhe pas vlerësimeve në terren do të kryhen ndërhyrjet e nevojshme. Ndërkohë në të gjithë gjatesinë e rrugës, kompania e mirëmbajtjes ka punuar për largimin e inerteve.
Ndërkohë Bashkia e Kukësit njofton se akset rrugore në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me pērjashtim të aksit rrugor Dushaj - Lekbibaj ku ka shembje dheu.
Gjatë ditës së sotme po punohet nga bashkitë për venien e mbajtjen në funksion të akseve rrugore nga rënia e gurëve, inerteve e pemëve. Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.
Lajmi kryesor:
Reshjet e shiut, përmirësim i situatës në disa qytete! Rrëshqitje dherash në Lezhë, evakuohen disa familje! Në Shkodër, disa akse ende të bllokuara
E.M.//ReportTv.al