Sociale

Shembet rruga Lezhë-Vau Dejës, rrezikohet izolimi, banorët: Nuk është marrë askush me këtë punë (VIDEO)

3 Maj 2021, 11:14| Përditesimi: 3 Maj 2021, 16:38

  • Share

LEZHË- Aksi nacionale Lezhë-Vau Dejës ka pësuar shembje në një gjatësi të konsiderueshme në afërsi të fshatit Rrabosht, duke sjell bllokimin një njërin kah të rrugës.

Kjo situatë vijon prej muajsh dhe e vetmja ndërhyrja ka qenë vendosja e disa gomave pranë trasesë së shembur.  Drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi lëvizja në këtë aks është e rrezikshme.

 “Me qindra herë gati përplasen makinat këtu duke i lëshuar rrugën njëra-tjetrës. Vetëm janë venë ato goma mos me rënë atje poshtë. Nuk është marrë askush me këtë punë” , shprehet një qytetar.

“Problem shumë i madh, se është rrezik shumë i madh ajo gropa aty, pa dashje  me rënë aty poshtë është rrezik i madh kuptohet “, shprehet një turist i ardhur nga Kosova.

Rruga nacionale Lezhë-Vau Dejës është rikonstruktuar në vitin 2009 dhe përgjegjës për mirëmbajtjen e saj është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?