Kronikë

Rrëshqet masivi i dheut në Krujë, bllokohet aksi Krujë-Qafshtamë (VIDEO)

5 Maj 2019, 12:09| Përditesimi: 5 Maj 2019, 14:49

  • Share

Reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në qytetin e Krujës, ku nuk kanë munguar rrëshqitjet e dheut. Në aksin Krujë-Kampi i Punëtorëve në Qafshtamë një masiv dheu ka rrëshqitur nga faqja e malit duke bllokuar rrugën.

Bllokimi ka ndodhur tek vendi i quajtur Lapidari i Abaz Kupit në mes të dy ish-kampeve të punëtorëve. Nga rrëshqitja e dhjetra metërkup dheu fatmirësisht nuk ka patur lëvizje në rrugë.

Ndërkohë që aksi në fjalë vijon të jetë i bllokuar, janë lajmëruar Emergjencat Civile për të bërë të mundur ndërhyrjen dhe hapjen e rrugës.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?