Rrëshqitja e dheut në Gjirokastër

Rrëshqet rruga poshtë Kalasë së Gjirokastrës, shkak shiu i dendur

22 Tetor 2023, 13:34| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 13:40

  • Share

Intensiteti i reshjeve të shiut orët e fundit në qytetin e Gjirokastrës, ka shkaktuar probleme me rrëshqitjet.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në zonën muzeale është konstatuar rrëshqitje poshtë kalasë së qytetit në rrugën që të çon në drejtim të lagjeve Dunavat, Manalat, Cfakë, Pazari i Vjetër.

Nën kalldrëm është konstatuar rrëshqitje e bazamentit duke lënë në ajër pjesën anësore të rrugës së gurtë. Deri me tani autoritetet nuk kanë sinjalizuar për të vendosur shenja identifikuese.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?