Rrëshqet toka në Manati të Lezhës! Shkëputet muri dhe godet shtëpinë dy koteshe, të rrezikuara disa banesa

21 Janar 2023, 16:36| Përditesimi: 21 Janar 2023, 16:58

  • Share

Kjo është situata e krijuar në Manati të Lezhës, pas reshjeve të dendura të shiut. Toka ka rrëshqitur dhe muri mbajtës është shkëptur e goditur një banese dy katëshe, duke i shkaktuar plasaritje.

‘Në orën3 të natës. Ka krisur si një granatë e madhe., kur kam dalë në orën 5 të mëngjesit ishte mbushur ballkoni plot me ujë. Mirë që nuk na ka zënë. Shyqyr që nuk kam qenë këtë. Mora atë djalin që ka qenë tek komuna që ta shihet. Natën nuk kam fjetur mbrëmë. Kam shumë frikë tani. Se po rrëshqet sërish vendi. Është për tu habitur. Shtetit i kërkoj që të na heqë atë mur.’- u shpreh një banore.

Fenomeni i shfaqur në këtë lagje rrëzë malit të fshatit është mjaft i frikshëm. Te rrezikuara nga rrëshqitja e tokës janë disa banesa në këtë zonë, ndërsa banoret thonë se fenomeni eroziv është shfaqur nga vërshimi i ujera nga mali, për shkak të dëmtimit të pritave malore.

‘Është shembur muri, shtëpia është në rrezik. Ka ardhur vetëm dikush nga komuna., shumë e frikshme, këtu janë pleqtë brenda. Këtu po nuk u fut dikush që të vërë dorë. Banesat e tjera janë shumë të rrezikuara. Fondet janë marrë po prita nuk ka fare. Çdo gur zhavorr që vjen nga mali krijon probleme. Këta kujtohen vetëm kur ka reshje.’- tha një tjetër.

Përballë kësaj situate banoret kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi në këto kushte banesat dhe jeta e tyre është në rrezik.

Vërshimi i përrenjve malor në kohë reshjesh është kthyer në kërcënim për shumë zona të Bashkisë Lezhë, ndërsa si zgjidhje shihet ndërtimi i pritave malore të cilat janë dëmtuar prej shumë vitesh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?