Rrëshqitja e dherave, 2 familje në Kurbin të rrezikuara! Bashkia: Procesi i rindërtimit është ndalur nga kompanitë

21 Janar 2023, 19:34| Përditesimi: 21 Janar 2023, 19:40

  • Share

Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 i la pa banesë 2 familjet Lleshi në fshatin Dilbnish të Kurbinit, pasi godina 2 katëshe ku jetonin u shpall e pabanueshme.

Edhe pse familja u trajtua me bonus, 15 mijë lekë nuk mjaftonin për të marrë dy banesa me qira, ndaj ata vazhduan jetesën në vilën e dëmtuar.

Por goditja përfundimtare e banesës së tyre që kërcënon jetën e 6 anëtarëve të familjes Lleshi, janë dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e tokës.

Toka ka pësuar shkarje deri afer themeleve të shtëpisë, duke rrezikuar shembjen e plotë të saj

“Është i pabanueshëm, por asnjë masë nuk është marë. Është problem më i madh shembja e tokës sesa e shtëpisë. Është dimër dhe e merr shtëpinë përpara. Unë kam frikë, por s’kam se ku do shkoj,”-tha Ervin Lleshi, banor.

“Është duke u shembur çdo ditë dhe po kemi frikë të jetojmë këtu. Premtimë ka do bëjmë, do ndërtojmë, por në fund s’ka asgjë,”-u shpreh Marte Llleshi, banore.

3 vite pas tërmetit asgjë nuk ka ndryshuar për këta familje, pavarësisht premtimeve për banesa të reja, ndaj thirrja e tyre shkon për ndihmë.

“Kërkoj t’më japin shtëpi diku tjetër, një apartament. Nuk du unë ndihmë ekonomike, se kam pranuar kurrë sepse kam duart e mia, por banesën nuk ka mundësi ta ndërtoj,”-deklaroi Ervin Lleshi, banor.

“Një banesë dua asgjë tjetër. Kjo për të siguruar fëmijët,”-tha Marte Llleshi, banore.

Të kontaktuar nga Report Tv, përfaqësues të bashkisë Kurbin thonë se familja në fjalë është pjesë e familjeve përfituese nga projekti i rindërtimit, por ky proces për momentin momentin është ndalur nga kompanitë e tenderuara, për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit.

Tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019, la të pastrehë rreth 1500 familje në Kurbin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?