Rrëshqitja e gurëve nga mali në Torovicë, Ndreu: Është detyrë e institucioneve qendrore për t’i dhënë zgjidhje problematikës

3 Janar 2022, 09:45| Përditesimi: 3 Janar 2022, 10:10

  • Share

Rrëshqitja e gurëve nga mali në zonën e Torovicës në Lezhë është një problem mjaft i madh që duhet t’i japë zgjidhje qeveria Shqiptarë bashke me Autoritetin Rrugor. Kështu shprehet kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, sipas të cilit shqetësimi ju është përcjelle institucioneve qendrore, pasi ndërhyrja nuk është në varësi të bashkisë.

‘Nuk merret bashkia, ka ngritur zërin, qeveria duhet të gjej zgjidhjen bashkë me ARRSH-në. Ashtu sikurse u zgjidh në Shëngjin duhet të zgjidhet edhe aty. Ka shumë gjëra për të bërë, ajo që duhet të keni parasysh është tempi i bërjes së gjerave. Ne nuk do të kursehemi me ndërhyrjen tek qeveria. Ne do të shtyjmë ministri të ndryshme që të bëjnë punën e tyre. Ka gjëra që nuk shkojnë, por mendoj se hap pas hapi na duhet të rikuperojmë dhe të vazhdojmë punë me efektivitet.’- tha kryetari i bashkisë Pjerin Nderu.

Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve nga Mali në Torovicë është kthyer në shqetësim prej të paktën 5-vitësh. Rënia e një shkëmbi mbi një automjet në tetor të vitit 2017 ju mori jetën 2 vëllezërve dhe nuses shtatzënë të njërit prej tyre. Por pavarësisht kësaj tragjedia ende nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problematikës e cila është kthyer në kërcënim për zonën e banuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?