Një masiv dherash dhe gurësh kanë bllokuar aksin Elbasan-Gjinar që të çon në pikën turistike. Gjatë pasdites së sotme firma e mirëmbajtjes ka mundur të zhvendosë një pjesë të dherave, që aksi të funksionojë me një sens.
Rruga Elbasan-Gjinar u ndërtua gjatë qeverisjes se PD dhe u inaugurua në vitin 2011 dhe deri me sot ka pasur disa rrëshqitje dherash dhe gurësh duke e kthyer këtë rrugë shumë milionëshe në ankth për drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës si dhe turistët.
Për abuzimet me këtë rrugë është ende nën hetim Dashamir Xhika ish kreu i ARRSH-së, i cili vijon të jetë me masë sigurimi personal arrest shtëpie.