Në rrugën nacionale Burrel-Milot në zonën e Shkopetit në afërsi të sektorit C, ka pasur rrëshqitje gurësh. Kjo situatë është kthyer në një problem shqetësues për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët pasi përbën një burim aksidentesh.
Ky aks është një burim aksidentesh, pasi një devijim i vogël i mjetit mund të përfundojë në liqenin e Shkopetit, pasi mungojnë mbrojtëse dhe sinjalistika. Rrëshqitja e gurëve në këtë segment janë të vazhdueshme.
Komento