Moti i keq dhe shirat e pandërprerë, çahet tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bogovës. Banorët e Beratit, Bogovës, Poliçanit dhe Kuçovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm që prej mëngjesit të sotëm. Inxhinierët janë duke punuar për riparimin e defektit. Moti i keq dhe reshjet e pandërprera të shiut, kanë bërë që masive dheu të bien dhe të dëmtojnë tubacionin kryesor të ujësjellësit të Bogovës. Ky tubacion furnizon me ujin e pijshëm banorët e 3 qyteteve: Berat, Poliçan dhe Kuçovë. Sipas informacioneve nga bashkitë përkatëse mësohet se tubacioni kryesor i këtij ujësjellësi është dëmtuar në disa segmente të tij.
Në zonën ku edhe është dëmtuar tubacioni, në fshatin Kakruk kanë shkuar punonjësit e ndërmarrjes së sh.a.Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, që janë duke punuar për riparimin e defektit që ka lënë pa ujë 3 qytete. Një tjetër çarje e tubacionit të ujit të pijshëm ka ndodhur në fshatin Plirëz të Poliçanit si pasojë e shkarjeve të dheut në këtë zonë.
Ujësjellës i Bogovës është ndërtuar 30-vite më parë dhe shtrihet përgjatë rrëzës së kodrave të zonës së Skraparit, ku terreni është tepër i vështirë. Gjatë stinës së dimrit ,rrëshqitjet e masivëve të dheut e shkëmbinjve kanë sjellë çdo vit dëmtime serioze në tubacionin kryesor të ujit të pijshëm.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet/4430 ha tokë nën ujë në Lezhë e Shkodër! Rrëshqitje dherash e bora bllokojnë rrugët! Shembet ura në Kalivaç, dëmtohet ujësjellësi në Bogovë, 3 qytete pa ujë
//ReportTv.al