Rrëshqitjet e dherave dëmtojnë dy tubacione të ujit të pijshëm, pa ujë Durrësi, Shijaku dhe Maminasi

2 Shkurt 2021, 13:18| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 13:19

  • Share

Për shkak të rrëshqitjes së dherave si pasojë e reshjeve të shiut janë dëmtuar dy tubacione të ujit të pijshëm duke lënë pa ujë qytetin e Durrësit, Shijakun dhe Maminasin.

Pranë depos së Shilores në Shijak është carë tubacioni  dhe për këtë arsye zona e Shijakut dhe Maminasit nuk po furnizohet me ujë. Rrëshqitjet e dherave kanë dëmtuar edhe tubacionin e ri në kodrën e Ishmit që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit dhe një pjesë e fshatrave.

Aktualisht stacioni i pompimit në Fushë Krujë që furnizon Shijakun është stakuar, po ashtu edhe stacioni i ri i pompave në Milot që furnizon me ujë qytetin e Durrësit dhe një pjesë e fshatrave. Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se po punohet për riparimin e defekteve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?