Prezantuesi Ardit Gjebrea ashtu si edhe shumë personazhe të tjerë ka dalë publikisht në mbështetje të tij të Erion Veliaj.
Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale Gjebrea shprehet se është i bindur që vlerat dhe përkushtimi i Veliajt do të vlerësohen me kalimin e kohës teksa thekson se është krenar për miqësinë që ka me Veliaj.
"Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq si mundet që nuk e bërtasin punën tënde e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar për të mirën e përditshmërisë tonë?
Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!”, shkruan prezantuesi, duke e shoqëruar mesazhin me një foto me Veliaj dhe hashtagun #jamerion dhe #kambesimtekti.
Erion Veliaj i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë së Tiranës më 10 shkurt 2025 akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Komente

O Ardit po me mire mos fol fare se sa per Erionin ka bere pune te mire por ka marre shuma me 6 a 7 shifra e 70% mos te them 80% ka shkuar ne xhepat e tij me 20% e investitoreve qe u bene fitues tenderash kushedi sa hete me emra e iniciale te ndryshme....E sa per veten mos fol fare se u bere ti qe shkove deri ne Kine para sa vitesh te kuroheshe per vete ndersa populli i thjeshte nuk paguan dot faturat e muajit e nuk i del te haje thjeshte buke pa llogarit te tjerat Por kot nuk thone ndiq lekun e sekuestroja pastaj dil e fol ti bashke me ato te tjere qe vetem kane bere leke te piset ...Te tjerat i vazhdojme prape me vone...Zoti ju ndeshkofte me breza!
PërgjigjuTë gjithë këta të pasurit jetojnë në një botë me ëndrra. Meqë i kanë xhepat plot nuk mendojnë se ka njerëz që jetojnë në halle të mëdha, nuk kanë bukë që të hanë, një shtëpi ku të fusin kokën. Ke frikë të trokasësh në dyert e shtetit apo të spitalit se të gjithë të shohin nga duart. Madje te mjekët është bërë të hysh gjithmonë me kamer të fshehtë e ti demaskosh kur të përgjigjen keq, se nuk të beson njeri. Për këtë arsye, edhe ata që janë në punë e me paga të mira, prapë duan të ikin nga ky vend. Se nuk gjejnë dot të drejtën e tyre kur trokasin në dyert e shtetit.
PërgjigjuTirana eshte shume me keq se me pare per femijet,te rinjte dhe te moshuarit!
PërgjigjuErion Veliaj eshte vertet per tu pershendeti.ka krijuar dhe ka bere pune ne ndryshim te madhe ne tirane dhe pse njeriu qe akuzohet per shperdorim fondesh ato i zgjedhje prekurori gjykata vendos punen e tij une e vleresoj nga me te mirat bashkiake ndryshoi Tiranen 100% e kthehu ne nji qytet qe sote vizitohet nga bota inteligjenca e tij eshte energia qe ka ai ne shpirt mos e hodhi kaqe shpejt poshte eshte ipari kryetar bashkie qe ka bere lidhjet per investimin kapital te Tiranes te flasim drejt ka dhe gabime njeriu po keto situata i vlereson i gjykim gjykata .emrin e Erion Veliajt nuk kemi se ta baltosni kini durim prismi. Edi Rama Erion Veliaj jane motore e zhvillimit te shqiperise qe ne sote jemi krenar qe jemi shqiptare.meruni me pune jo me dhafe i uroj Erion Velise nji dalje sa me shpejt nga izolimi itij.ti kthehet punes sa me shpejt ti kaperceje ato boshlleqe qe sote jane pika me interessate te zhvillimit te Kryeqytetit.Erioni do ngelet figura me enderuar e Tiranesve respekte per kryetarin e Bashkise Erion Veliaj
Përgjigjupo ik o ardit se te la pa ndonje kocke lali fiku
PërgjigjuE rikujtoni kengetarin qe sipas ligjit dhe moralit,kur punon shume paguhesh shume,por kjo nuk eshte licence per te vjedhur shume!
PërgjigjuNuk e prisja dhe nga ty o Ardit qe te dilje ne mbrojtje te ketij hajduti qe na shkaterroj Tironen.
Përgjigju