Rreth 100 të burgosur në burgun e Reçit, pre dy ditësh ndodhen në grevë urie.
Mësohet se ata kanë refuzuar ushqimin për shkak të moslejimit të familjarëve dhe pezullimit të lejeve të posaçme që jepen për të burgosurit. Ata kërkojnë me ngulm rikthimin e asaj që u hoq gjatë periudhës së pandemisë. Drejtuesit e burgut të Reçit shprehen se këto janë masa të përcaktuara qartë nga Ministria e Drejtësisë dhe vetëm ky institucion mund të rikthejë atë çfarë kërkojnë të burgosurit.
Të burgosit kërkojnë rikthimin e takimeve me familjarët e tyre si përpara pandemisë, largimin e drejtorit të Burgjeve, mos dënimin për mbajtjen e telefonave në burg. Sipas tyre nuk janë ata fajtorë, por ato që fusin celularët në ambientet e vuajtjes së dënimit.
Disa kërkesat e të burgosurve
Largimin e drejtorit të burgut
Uljen e tarifave të telefonit fiks
Të mos dënohen për mbajtjen e celularëve, por ato që i fusin në burg
Të shtohen takimet me familjarët
Gazetari i Report TV, Elton Qyno ka zbardhur disa nga kërkesat e të burgosurve në burgun e Reçit, të cilët prej disa ditësh janë në grevë urie. I ftuar në hapësirën live të pasdites në ekranin e Report Tv, Qyno është shprehur se të burgosit kërkojnë rikthimin e takimeve me familjarët e tyre si përpara pandemisë, largimin e drejtorit të Burgjeve, mos dënimin për mbajtjen e telefonave në burg. Sipas tyre nuk janë ata fajtorë, por ato që fusin celularët në ambientet e vuajtjes së dënimit.
"Kemi emra që kanë një background kriminal. Kanë dalë me 15 pika (unë vetëm disa pika kam). Disa nga këto pika është ulja e tarifës së telefonit fiks. I lejohet vetëm një herë në ditë me familjarët. Në gjykimin e tyre janë të shtrenjta. Kërkojnë largimin e drejtorit. Mos dënimin për mbajtjen e telefonave në burg, ata kërkojnë që të dënohet telefonat që i fusin në burg, pasi ata janë mbajtës. Të shtohet numri i takimeve me anëtarët e familjes, pasi sipas tyre edhe pse situata është jo normale, kërkojnë më shumë takime edhe me avokatin", tha Qyno.
Ilir Meta ne aksion. U perpoq ta bente kete vitin e kaluar kur Basha protestonte me molotove, e artikuloi disa here ne ate kohe por edhe dje po ashtu e ka artikuluar kercitjen e pushkeve. Eshte bashkerendim i te gjitha strukturave kriminale ne burgjet shqiptare per te bere trazira. Jo me kot ia permend edhe Rama se po takon subjektet e OFL-se skutave te vendit.
PërgjigjuJo more?! Mos doni TV,kompjuter dhe kafe,apo doni bankete sic bejne patriotet tuaj ne burgjet e GB? Ai drejtori duhet te jete shume I mire dhe iu ka future kembet ne nje kepuce ,prandaj nuk e doni.Po takimet me familjet pse I doni ,apo per mesazhe te koduara dhe droga? Avokatet duhen te vine, vetem kur lejohet me ligj se nuk jane korrieret tuaj.Duket qe ne Rec<< mushkat kane gjetur drute>>!
PërgjigjuSa gjynaf te shkretet,si ore u hiqni celularet ju,sa shtet barbar.
PërgjigjuPo tu japin edhe kompjuter, fyra e të gjithë të mirat e botēs që të vazhdojn punēn e ”ndershme” edhe nga mbrenda...qfar ironie!
Duhet te dali ligj qe ata qe kane vrare dhe jane denuar me burgim te perjetshem te pushkatohen. Nuk ka kuptim qe keta kriminele te mbahen me buke nga taksat e popullit. Vrasesit meritojne plumbin..... Shikoni SHBA shtetin numer nje ne bote dhe mos u merni me prostituten Evrope....
Përgjigju