Qindra vatra zjarr po përhapen në të gjithë Kaliforninë, në SHBA duke detyruar dhjetëra mijëra banorë - tashmë duke luftuar veç flakëve, edhe me temperaturat ekstreme të motit dhe pandeminë e Covid, të largohen nga shtëpitë e tyre.
Flakët, të shkaktuara nga rrufetë dhe të nxitura nga një valë nxehtësie përvëluese dhe erërash të forta, po lëviznin shpejt në shtetin amerikan, duke mposhtur veprimet e zjarrfikësve.
Guvernatori i Shtetit Gavin Newsom tha se 367 vatra zjarri janë përhapur në të gjithë territorin e Kalifornisë dhe se rreth 11 mijë rrufe kanë goditur shtetin në vetëm 72 orë
Si edhe here të tjera në vitet e kaluara, ndër zonat më të prekura është veriu i shtetit, ku janë shkatërruar 50 struktura dhe janë plagosur disa dhjetra persona.
Sipas autoriteteve, zjarret po kërcënojnë rreth 25,000 struktura në Vacaville, ku edhe janë evakuuar mijëra njerëz