Rreth 120 nxënës rrezikojnë jetën rrugës për në shkollë, në mungesë të mbikalimit detyrohen të kalojnë përmes aksit nacional Gjirokastër-Tepelenë

6 Qershor 2022, 21:06| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 21:32

  • Share

Gati 120 nxënës nga Njësia Administrative Cepo në Bashkinë e Gjirokastrës të cilët frekuentojnë Shkollën e Mesme të Bashkuar "Bilal Golemi" pranë Urës së Kardhiqit  çdo ditë ndihen të rrezikuar.

Ata të detyruar kalojnë përmes rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë pasi në të mungon mbikalimi.

Nxënësit jashtë kamerave shprehen tepër të frikësuar dhe pohojnë se shpesh herë shoqërohen nga prindërit e tyre ose behën 3-4 shokë bashkë dhe kalojnë rrugën. Shoferi i një automjeti ne zonë pohon se ky vend quhet ndryshe edhe pika e vdekjes ku shteti duhet të kishte marrë masa që në momentin që u investua në rehabilitimin e aksit duke ndërtuar mbikalime apo dhe nënkalime.

“Mbikalimi është i vështirë, por ato punë duhen bërë që në gusht, që kur u planifikua rruga nga specialistë, e rrezikshme është për njerëzit e bagëtitë”, u shpreh një shofer.

Pranë Urës së Kardhiqit në Gjirokastër vitet e fundit janë shënuar 6 aksidente më pasojë vdekje, kujtojmë se i gjithë aksi nacional që përfshin qarku i Gjirokastrës që nga Memaliaj deri në pikën kufitare të Kakavijës, nuk ka asnjë mbikalim dhe në të, janë shënuar dhjetëra aksidente me pasoja fatale.

 

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?