Rreth 1.5 milionë qytetarë shqiptarë deri më tani kanë marrë një dozë të vaksinash COVID.Lajmin e dhënë përmes një postimi në Facebook, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo ka apeluar fort, në veçanti kategoritë si pedagogë, studentë e mësues të shfrytëzojnë këtë muaj për vaksinim.
Nëpërmjet postimit, gjithashtu bëhet me dije se “deri më tani janë kryer 1,499,898 testime në të gjithë vendin. Për të kryer vaksinën, mjafton vetëm një kartë identiteti”, vijon Manastirliu.
Rikujtojmë se Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e 30 gushtit njoftoi se si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend, për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve dhe shtrimeve në spital vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për 3 kategori: stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi në mbledhje se qëllimi në vetvete i vendimit për vaksinim të detyruar për këto 3 grupe nuk është pezullimi nga puna por nxitja drejt vaksinimit.