Pika kufitare në Kakavijë

Kronikë

Me 20 mijë euro të padeklaruara në kufirin në Kakavijë, vihet në hetim 53-vjeçari italian

7 Gusht 2022, 14:36| Përditesimi: 7 Gusht 2022, 14:50

  • Share

Policia kufitare në Kakavijë identifikoi të dielën një rast mosdeklarimi të hollash në kufi, ku një shtetas italian kishte 19.450 euro të padeklaruara.

Të ardhurat u sekuestruan nga Policia, ndërsa 53-vjeçari G.C. është lënë i lirë, por po procedohet penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?