Sot erdhën nga diaspora edhe 12 mijë pako të tjera zgjedhore, duke bërë që në KQZ aktualisht të jenë grupuar 130 mijë vota nga jashtë vendit.
Parku Olimpik tashmë është i mbushur me kuti me vota, të ndara sipas 12 qarqeve të ndryshme. Gjithashtu ruhen edhe zarfet plastikë të postës, si dokumentacion zgjedhor.
Në Greqi, ku janë shfaqur më së shumti problemet, po punohet intensivisht, dhe kompania postare është shpërndarë gjithashtu edhe në disa ishuj ku ka shqiptarë. KQZ i sugjeron votuesit të shkojnë në këto adresa, e të votojnë menjëherë aty, pa vonesa.
Shifrat e fundit tregojnë një përmirësim të votave të sjella nga Greqia, por sërish mbetet nën mesataren e shteteve të tjera.
Të gjitha fletët e votimit që nuk janë dorëzuar tek zgjedhësit deri të enjten, do të kthehen në Shqipëri.
21 mijë votues nuk e kanë marrë ende pakon zgjedhore dhe rrezikojnë të mos e marrin fare atë për shkak të problemeve me adresat. 10 mijë, pra gjysmat, janë nga Greqia. Kjo vjen për shkak të adresave jo korrekte, ose veprimeve të postës që nuk e kanë kërkuar siç duhet votuesin, apo në disa raste zgjedhësit nuk kanë ndjekur saktë udhëzimet me e-mail apo SMS që ka dërguar posta.
Komente

Përshëndetje pse të votojmë kur shteti jonë na e heq ata pa ndime, si përshëmbull ndimen e lindjes qe të ofrohet për femi,pse duhet ta heqi shteti këtë ndime për ne emigrantet nuk kemi ardhur këtej për qef por për të mbijetuar dhe shteti çfarë bën e heq këtë ndime se ne në thonjëza sikur e marrim këtej nga kemi ardhur por nuk e marrim as këtej jashtshteti sepse duhet të jemi taksuar 12 vjet e siper ndaj nuk marrim as gjë këtej, dhe këtë e di shteti jonë sigurisht qe po por nuk i bëhet vonë kur ne si popull flem gjumë,pra pse ta japim votën ne tani i interesohet shteti por po të ishte kaq i mirë shteti jonë qe kur mori këtë vendim duhet të interesohej për ne a marrim këtej ndonjë ndim dhe të bënte marrveshje me grekun për këtë ndim atëhere do ishte e llogjikshme por këto janë pralla se penconistst verpirijot marrin nga dy pencjone për ata pse nuk e heq shteti apo nuk mundet se zemërohet greku pra kështu qe të gjitha janë pralla
Përgjigju