Rreth 20 milionë të prekur me kancer në 2022, OBSH: Në 2050 rastet e reja do rriten me 75%

3 Shkurt, 15:02| Përditesimi: 3 Shkurt, 15:34

  • Share

Dita botërore kundër kancerit e gjen njerëzimin me rritje drastike rastesh. Organizata Botërore e Shëndetësisë në raporton më të fundit njofton zbulimin e 20 milionë të prekurve me këtë sëmundje vetëm gjatë vitit 2022.

Pritshmëritë e saj, janë që deri në vitin 2050 në rang global pnumri i të diagnostikuarve me kancer të rritet me 77 për qind, ose thënë ndryshe 35 milionë raste.

Sipas studimit më të fundit të OBSH mbështetur në të dhënat e 115 shteteve, shtimi i rasteve lidhet me plakjen e popullsisë, si dhe ekspozimin e njerëzve ndaj faktorëve të rrezikut, sic është pirja e duhanit, substancave narkotike, konsumimi i alkooli dhe obeziteti. Po ashtu edhe faktorët social-ekonomikë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të të prekurve me kancer.

Sa i takon jetëve të humbura nga kanceri në të gjithë botën u regjistruan 9.7 milion vdekje përgjatë vitit 2022. Vdekshmëria është më e lartë te burrat, të ci;lët sipas organizatës botërore të Shëndetësisë, 1 në 9 prej tyre humb jetën, ndërsa te gratë, raporti është 1:12.

Megjithatë risku për t’u prekur përgjatë jetës me kancer është 1 në 5 persona.  Kanceri i mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë, janë tre llojet e kancereve më të përhapura sot për sot në mbarë botën, sipas OBSH-së.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?