Rreth 50 kosovarë kërkojnë ndihmë për riatdhesim nga Shqipëria, Elezi: Do të kthehet edhe vëllai i Alvin Berishës

27 Tetor 2020, 18:07| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 19:06

  • Share

Bedri Elezi, Drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, gjatë një interviste në Report Tv ka bërë me dije se në operacionin e dytë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampi Al-Hol në Siri do të ketë edhe fëmijë nga Kosova. Kanë qenë rreth 50 kosovarë që kanë kërkuar ndihmë për riatdhesim nga Shqipëria, por se sa do të realizohet kjo, mbetet për t'u parë gjatë operacionit tjetër.

"I lumtur për operacionet e riatdhesimet, mund të jetë operacioni më i madh. Në këtë grup të shqiptarëve që do të kthehen sot do të vazhdojë edhe nesër e pastaj do të ketë edhe qytetarë të Kosovës. Është një numer i konsiderueshëm të qytetarëve të Kosovës në kamp që kanë qenë përkrah luftëtarëve të Al Nustras, të cilët janë në territore të ndryshme. Ato kanë qëndruar rreth 1 muaj afër kufirit me Shqipërinë. Të paktën kështu ne kemi informacione. Shqipëria po i del zot shtetasve të vet nga vendet e tjera.

Rreth 50 kosovarë kërkuan ndihmë për riatdhesim nga Shqipëria. Shpresoj që operacioni shqiptarë të marrë të paktën me vete edhe fëmijët e Kosovës në këtë grup dhe më pas do bisedojnë me autoritetet e Kosovës për ti riatdhesuar. Ka pasur biseda që në këtë grup autoritetet shqiptare të marrin në këtë grup edhe fëmijë nga maqedonia dhe Kosova. Edhe fëmijët e Maqedonisë do riatdhesohen", tha ai.

Elezi ka bërë me dije se mes të riatdhesuarve do të jetë edhe Bunjamini, vëllai i Alvin Berishës, i cili do të kthehet së bashku me një familje shqiptare që është kujdesur për të në Siri.

"Është shumë interesat rasti i Bunjaminit, 4 vjeç, vëllau i Alvinit një ngjarje që ka marrë gjithë opoinionin shqiptar. Një fëmijë i cili ishte konsideruar i vdekur. Në veturë ku kërkonin të largoheshin nga kampi al Hol ishte burri i valbonës.

Babai i Benjaminit burri i Valbona Berishës nënës së Alvinit dhe në atë operacion ishte lënduar rëndë alvini dhe më pas nëna e alvinit valbona dhe benjamini. Burri në atë rast ka pasur konstatime se ka ndërruar jetë në vendin  e ngjares, kurse nëna, Alvini dhe Bunjamini ka qenë të plagosur rëndë. Nga spitali bunjamini i vogël kthehet në kamp dhe është vendosur në përkujdesjen e një familje shqiptare e cila do të kthehet sonte dhe do të ketë me vete dhe Alvinin.

Është edhe një tjetër person nga Kosova që ka një këmbë të këputur, prej operacioni, quhet Hariz. Është diskutu që mund të jetë  mes fëmijëve shqiptarë. Ai ka mbet pa asnjë prind dhe ka një këmbë të humbur. Ka pasur një përkujdesje nga një familje shqiptare që kanë qenë në kamp. Kur janë kthyer në Kosovë 100 pesona Harizi ka qenë në spital dhe nuk kanë arritur që ta riatdhesojnë", tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sheef: 27/10/2020 20:49

    pse lodheni kot mor te marre.Ai ju a ka pi lengun e tash eshte gati tju pertupe edhe kockat.

    Përgjigju
  • Visi: 27/10/2020 19:29

    SHTETI SHQIPTARE TE MARI VETEM FEMIJET GRAT DHE BURRAT TI LERI ATJE TE VDESIN KAN SHKUAR PER TE LUFTUAR SI ÇOI KUSH KESHTU ESHTE KUR FLUTURON ME PRESH NE BYTH KJO TE GJEN QELBANIKET E MUTIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?