Rreth 800.000 shërbime online të DPSHTRR në portalin e-albania

12 Janar 2021, 19:19| Përditesimi: 12 Janar 2021, 19:21

  • Share

Gjatë vitit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë më pranë qytetarëve 44 shërbime online përmes platformës elektronike e-albania, duke kursyer kohë në radhë e ardhje në sportele qindra mijëra qytetarëve. Sipas të dhënave, janë realizuar 784,947 shërbime online (+172%) më shumë se në vitin 2019. Ndërkohë, numri i shërbimeve të DPSHTRR-së në e-albania.al është rritur ndjeshëm në 44 shërbime, nga 26 shërbime në 2019-ën ose +69% shërbime online më shumë.

Falë gjenerimit elektronik të dokumenteve pa ardhur më në radhë dhe në sportele, janë përllogaritur 221,826,000 lekë kosto e kursyer në shërbime pa pagesë dhe në transport dhe 88 vite kohë e kursyer.

Ndonëse një vit pandemik dhe me kufizime në shërbimet në sportel për shkak të respektimit të protokolleve dhe mbrojtjes së shëndetit të punonjësve dhe qytetarëve, pagesa e taksës vjetore të mjeteve në platformën e e-albania, është rritur me 629% krahasuar me vitin 2019, ndërsa shërbimet në kryerje aplikimesh online janë rritur me 330%.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?