Një çift të rinjsh nga Anglia kanë zgjedhur mënyrë krejt të veçantë udhëtimi. Me mjetin e tyre me 2 rrota , bicikletë, ata kanë udhëtuar me muaj të tërë në shumë vende. Report Tv I intervistoi ata në Kukës ku ndan ne ndanë copëza momentesh nga udhëtimi që ka nisur katër muaj më parë .
Udhëtimi i tyre nuk është i zakontë, por është dëfryes e plot adrenaline.
Xhimi dhe Kate, çifti londinez kanë përshkuar mijëra kilometra me biçikletë nëpër Europë derisa mberriten ne Shqiperi. Xhimi me profesion mësues dhe Kate mamie i takuam në rrugën Krumë – Kukës dhe ta tregojnëe se turi i tyre disa mujor do të ketë destinacion final Kinën.
“Vijmë për herë të parë. Për në Shqipëri erdhëm nga Mali I Zi. Mbërritëm në Skodër dhe shkuam më pas në Valbonë.Kemi kaluar në male dhe tani jemi këtu.Po shkojmë me biçikleta në Kinë.Kemi filluar nisje nga Anglia. 4 muaj më parë. Kemi kaluar në Belgjikë, Francë, Luksemburg, Gjermani, Republikën Ceke, Sllovaki, Hungari, Kroaci, Bosnjë, Mali i Zi, Shqipëri.Më pas në Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Turqi”- thanë ata.
Këtu çifti është në një ndalesë të shkurtër anës rrugës ku po shijojnë pamjen e Gjallicën dhe Liqenin e Kukësit.
“E dua shumë Shqipërinë. Shqiptarër janë fantastik.Të mrekullueshëm.Të sjellshëm. Mikëpritës.Ushqimi I mirë dhe uji I pastër. Është vend fantastik. Shumë bukur.Dashurojmë malet.Gjithçka këtu është mirë.Do kthehem përsëri”- shprehet Xhimi.
“Përshtypje pozitive. Vend I mirë.Vend I qetë me klimë të freskët.Rrugët janë të mira.Ka vende për ngjitje në Male.E dashuroj këtë vend.Shumë I mirë.Do të kthehem përsëri. Kam qejf të udhëtoj në male. Do kisha dëshirë të shkoja në jug, në bregdet por udhëtimi ynë është drejt Peshkopisë e më pas drejt Maqedonisë së Veriut’’- tha Kate.
Të shumtë janë çiklistët e huaj në rrugët e veriut ashtu si Xhimi dhe Kate që kane zgjedhur te eksplorojne Shqiperine mbi dyrrotake.