ELBASAN - Etapa e dytë e Rrethit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, e zhvilluar në itinerarin Shkodër - Elbasan me një gjatësi prej 188 kilometrash, është mbyllur me fitoren e çiklistit holandez Nils Rimajer nga ekipi i Amsterdamit.
Rimajer konfirmoi formën e tij të shkëlqyer, duke ruajtur edhe bluzën e verdhë të liderit të klasifikimit të përgjithshëm pas dy etapave.
Ndërkohë, çiklisti i përfaqësueses së Shqipërisë, Gabriele De Fabritis, shkëlqeu në sprintin e fushës, duke u vlerësuar me bluzën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri për këtë etapë.
Pas përfundimit të dy etapave, Tiranë-Rrëshen-Shkodër (151 km) dhe Shkodër-Elbasan (188 km) në krye të klasifikimit ekipor ndodhet formacioni holandez i Amsterdamit.
Gara vijon sot me etapën e tretë, e cila do të zhvillohet në itinerarin Elbasan-Vlorë, me një gjatësi prej 149 kilometrash.
Komente
