Politikë

Rrethimi i godinës së News24, protestë e gazetarëve: Nuk e dimë pse nuk na lënë në ndërtesën tjetër

11 Gusht, 15:23| Përditesimi: 11 Gusht, 15:44

  • Share

Përballë portës hyrëse të godinës e cila prej fundjavës është rrethuar nga policia duke i kaluar kompanisë ushtarake Kayo, gazetarë e punonjës të grupit Focus Media, ku bëjnë pjesë Neës24 dhe media të tjera, u rreshtuan për të kundërshtuar ndërhyrjen e autoriteteve.

Në protestë, drejtues të televizionit Neës24 por dhe gazetarë të saj kërkuan lirimin e godinës nga policia. Ata folën për përpjekje për të cënuar lirinë e medias.

Përfaqësuesë të opozitës, të pranishëm në protestë, bënë përgjegjëse qeverinë, për situatën e krijuar.

Autoritetet shpjeguan më herët se godinës së marrë nën kontroll nga Kayo, i ka mbaruar afati i qirasë që prej viti 2022, dhe se pak javë më parë, Gjykata e Apelit me një vendim të formës së prerë ka urdhëruar lrimin e mjediseve.

Ministria e Ekonomisë, nga ana e saj, ka bërë të ditur se mjediset e tjera ku ushtron aktivitetin Neës24, nuk lidhin me këtë vendim, por se kanë një tjetër kontratë qiraje.

"Nuk jam juriste dhe nuk dua të futem shumë në bisedime kontratash, por kjo godinë këtu ku ka nisur neës24 ka një kontratë qeraje dhe pas saj është një godinë tjetër që ka një kontratë tjetër qeraje, atje punonim ne, por edhe ajo është mbyllur, mirë që nuk lejohemi që të hyjmë në redaksinë tonë, sepse më duhet të sqaroj edhe sikur të futemi nuk ka sinjal", tha drejtoresha e përgjithshme e Neës24, Anila Jole.

Ajo deklaroi se gjatë natës është ndërhyrë duke prishur lidhjen mes dy godinave.

"Është prishur edhe lidhja mes 2 objekjeve, aty ka pajisje të kushtueshme, nëntokë lidhjet që mundësojnë transmetimin live, ato u shkatërruan dhe tani edhe sikur të na lejojnë të futemi, do na duhet kohë derisa të vëmë në punë sinjalin", shtoi ai.

Autoritetet kanë deklaruar se dhe për mjediset e tjera është krijuar një prej 2 milionë eurosh të akumuluar që nga viti 2017, për shkak të mospagimit të qirasë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatmir Hamdi Çafai [ Çimja ]: 11/08/2025 17:44

    O Naltmadh7a Edi Rama po kush e ka fain qē kapterri pronar nuk i paguan shtetit qiran 2 miljon euro. Kush e ka fain kapterri Irfan ? Apo shteti ? Pēr mendimin tim e ka shteti 100% fain. Njē pensjonisti mjer me 120 mij lek pensjon nē muaj po mos tē paguaj dritat i priten dritat me njēher. Kurse kapterri Irfan ēshtē Debitor 2 miljon euro. Sa turp e sa maskarallik ēshtē kjo nga ana shtetit.

    Përgjigju
  • serxho: 11/08/2025 15:43

    Kujt i plasi se janë mbledhur aty le të rinë në diell se ju bën mirë këtyre

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 11/08/2025 17:39

      Le te bejne banjo dielli mbase ju vine mend ketyre gazetaruceve .qe ligjet nuk shkelen .

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?