Sociale

Peqin/ Rrethimi i Rrugës Egnatia me asfalt, kryebashkiaku Maçi s'pranon kritikat: Rruga shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës

6 Shtator, 18:39| Përditesimi: 6 Shtator, 19:12

  • Share

1757176846_1700846266auto34288833813725042535968137437065012892543073n1684132355.jpg

Bukurosh Maçi

Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, ka reaguar për Report Tv pas apelit publik të studiuesit Auron Tare për frenimin e rrethimit me asfalt të Rrugës historike Egnatia. 

Sipas vizionit të kryebashkiakut, konturimi me asfalt i Rrugës Egnatia e bën atë të pavdekshme. Ai i konsideron keqdashëse kritikat dhe thotë se që përveç shfrytëzimit për turizëm, rruga përdoret edhe nga banorët e zonës.

“Aty kanë qenë të gjithë në gjithë këto vite dhe nuk e kanë përmendur asnjëherë Peqinin kur ishte i mbuluar nga ferrat dhe kur as nuk njihej si vend. Sot që në punojmë ngrihen e bëjnë vërejtje.

Keqdashës s’na lënë të bëjmë punën, ne po i nxjerrim në pah vlerat arkitekturore.

Unë i kam kërkuar edhe Auronit ndihmë dhe mbështetje për të ruajtur arkelolgjinë e zonës madje kam trokitur në çdo institucion. Peqini nuk ka pasur vëmendje asnjëherë.

Tani me asfaltin, a kam bërë mirë a kam bërtë keq s’e di. Asfalti aty është dhe hiqet, por e mbron rrugën dhe e bën të pavdekshme. Unë kam menduar që rruga të shfrytëzohet edhe për turizëm por të kenë akses edhe banorët aty, sepse ajo është zonë e banueshme.

Aty është një urë mbi 2400-vjeçare e kemi ruajtur se është gati në të shembur. kemi bërë thirrje që të mirëmbahet”,- deklaroi Maçi për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Peqin/ Çmenduria e Bashkisë, rrethon me asfalt Rrugën Egnatia! Tare apel Ramës! Kryetari Maçi s’pranon kritikat: Keqdashës që s’na lënë të punojmë


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?