Ekmek kadaif, receta më e famshme e kadaifit me krem pastiçerie nga zonja Albana

12 Qershor, 11:30| Përditesimi: 12 Qershor, 11:39

  • Share

Kadaif me krem

Përbërësit:

  • 500 gr kadaif
  • Gjalpë i tretur
  • Kanellë
  • Arra

Për sherbetin:

  • 3-4 gota ujë
  • 2 gota e gjysëm sheqer
  • 1 shkop kanelle
  • Lëkurë portokalli

Për kremin e pastiçerisë:

  • 5 të verdha vezësh
  • 150 gr sheqer
  • 2 e ½ lgj miell
  • 500 ml qumësht
  • Lëkura e 1 limoni /portokalli
  • Vanilje

Shtresa dekoruese:

  • Pana ëmbëlsirash
  • Kanellë pluhur
  • Arra të thërrmuara

Përgatitja:

Në një tepsi hapim kadaifin, e mbulojmë me arra, gjalpë e kanellë dhe e pjekim në 180° derisa të marrë një ngjyrë të bukur. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe pasi kadaifi të jetë ftohur e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë, por sa të njomet kadaifi mirë, jo që sherbeti të dalë sipër. Përgatisim kremin e pastiçerisë duke rrahur bashkë të verdhat e vezëve me miellin, sheqerin dhe vaniljen derisa të kemi një masë kremoze e homogjene. Qumështin e nxehim bashkë me lëkurën e portokallit/limonit. Heqim lëkurën dhe nisim shtojmë pak nga pak qumësht te vezët duke e përzier. E shtojmë në tenxhere dhe e përziejmë në zjarr të ulët sa të trashet masa. E shtrojmë kremin mbi kadaif dhe më pas vendosim shtresën e fundit me pana të rrahur, kanellë pluhur dhe arra të thërrmuara. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë dhe më pas e kemi gati për ta konsumuar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?