Pite me kunguj të njomë dhe gjizë
Përbërësit:
4-5 kunguj jeshil
1 tufë qepë të njoma
200 gr gjizë
1 e 1/2 gotë miell
3 lgj vaj
1 vezë
1 lgj fryrës
majdanoz, kopër
kripë, piper
Përgatitja:
Kalojmë në rende, kungujt jeshil, i shtrydhim për ti hequr ujin. Qepët e njoma I presim hollë, I kalojmë në një tas me kungujt, shtojmë vezën, gjizën, miellin, fryrësin, kripë, piper, majdanoz, kopër , I përziejmë me lugë derisa të na krijohet masa e një trajtshme. Në një tavë qelqi shtrojmë letër pjekje dhe sipër hedhim masën e përgatitur. I lëmë të piqet në furrë në 180 gradë Celsius për 30 minuta.