Supë peshku në 5 minuta nga zonja Albana

24 Shkurt 2022, 12:31| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 12:33

  • Share

Supë peshku në 5 minuta

Përbërësit:

2 peshq merluc

2 patate

1 kungull

1 qepë

1 presh

2-3 karrota

4-5 gjethe selino

2-3 lgj vaj ulliri

1 litër ujë

1 kokërr vezë

Lëng limoni

Kripë, piper

Gjalpë të tretur për servirje

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me pjesën e bardhë të preshit. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë karrotat dhe patatet të prera në kubikë të vegjël. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe më pas shtojmë kungullin, gjethet e selinosë dhe peshkun merluc të prerë në copëza. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund e presim me një vezë të rrahur me lëng limoni dhe e servirim të ngrohtë duke e spërkatur me pak gjalpë të tretur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?