Lifestyle

‘Rreze Dielli’ udhëton në malet e Kukësit, në zbulim të boronicës së egër! Specialisti Ylli Merja tregon benefitet e 'frutit magjik'

27 Shtator 2022, 15:29| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 15:57

  • Share

Emisioni “Rreze Dielli” bashkë me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja kanë udhëtuar në zbulim të boronicës së egër në malet e larta të Kukësit, për të treguar benefitet që mund të marrim nga boronica e egër dhe e freskët që mund të kultivohet në këto male.

Specialisti I bimëve mjekësore Ylli Merja u shpreh se boronica e egër përmban mjaft vitamina të rëndësishme për organizmin që nuk mund të gjenden në shumë fruta e bimë, prandaj e cilëson atë si ‘ magjike’ .

Boronica na jep një rifreskim të trurit. Nëse konsumon dy tre herë në ditë boronica dhe është 63 vjec do të lexojë pa syze, do ta ketë trurin më freskët. Ka një rifreskim të fytyrës, së lëkurës. Frenon procesin e plakjes, duke ditur që ka fibra, njeriu nuk humbet masën muskulore por I bën një farë rifreskie. Përmriëson tretjen dhe jashtëqitjen, kur njeriu mund të kete toksina ose kur mund të na helmohet ndonje femijë, është pije rifreskuese. Gjethja e boronicës, ka veti shumë të mira pastruese që do të thotë futet në sistemin urinar dhe bën një shplarje të sistemit. Është shumë e mirë për pastrimin e infeksioneve urinare.

Madhësia e kokrrave është deri në 9 mm, ajo që është e kultivuar madhësinë e kokrrave e ka pothuajse njësoj.Kurse boronica e egër e ka në dimensione të ndryshme. E dyta duhet të jemi pak të zgjuar që të analizojmë gjethen e kësaj bime. Pra, kemi të bëjmë me një gjethe e cila është pak si vezake, e vogël dhe në pjesët anësore të saj  pa push, në pjesët anësore ka si dhëmbëza  , të cilat lidhen me fije nervaturash që ne mund ti dallojmë. Ndrësa boronica e kultivuar, gjethen e ka të madhe, kto nervaturat nuk I ka aq të imta dhe dhëmbëzat e gjetheve përfundojnë si me maja të cilat janë sit ë ashpërsuara nëse e kapim me dorë.

Mbledhja e boronicave bëhet nga banorët e zonës, të cilët e kanë mbledhjen e tyre si aktivitetin kryesorë në periudhën e verës.

Kemi mbledhur 15 kg, por të mbledhura kokërr më kokërr jo me krëhër sic I mbledhin disa. Unë kam mbledhur boronica që kur isha fëmijë, dalim në orën 6 të mëngjesi. Fëmijët e kanë pak të vështirë të qëndrojnë, I ka prishur internet, ska kushte. ” thotë një ndër banorët e zonës.

Boronica e egër cilësohet si një frut tepër i rëndësishëm për konsumim për shkak të benefiteve që jep në organizëm.

MC//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjahtar-Gjuhetar: 27/09/2022 16:02

    Benefitet e frutit magjik jane te mirat e ketij fruti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?