‘Rreze Dielli’ udhëton në Patos, zinxhiri i prodhimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër, nga pema në fabrikë e më pas në tryezë

28 Tetor 2022, 14:50| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 14:57

  • Share

Stafi i ‘’Rreze Dielli” ka udhëtuar drejt Fierit, në zonën e Patosit për t’u njohur nga afër me zinxhirin e prodhimit të vajit të ullirit. Duke qene së jemi në sezonin më të mirë për vjeljen e ullirit dhe më pas prodhimin e vajit cilësor ekstra të virgjër.

Por puna nga pema e deri në tryezat tona nuk është aspak e thjeshtë për kultivuesit e ullinjve dhe prodhuesit e tyre. Ai kalon përmes disa proçeseve.

Për prodhuesin Et’Hem Manxhari është një punë sa e vështirë edhe e bukur.

Për fermerin është një punë sa e vështirë edhe e bukur. Ulliri është një pemë shekullor që pret e përcjell breza, këtu e ka edhe bukurinë, plus vetitë kuruese që ka. Prodhimi sivjet është i bollshëm edhe pse nuk ra shi gjatë verës, prap ulliri është shumë i mirë. Ditët më të bukura për të marr vajin  është nga 10 tetori deri në 25 nëntor. Ky është vaji ekstra i virgjër” tregon ai për emisionin “Rreze Dielli”

Punëtorët tashmë janë në përfundim të procesit të vjeljes, i cili fillon që në tetor, ndërsa tregojnë mënyrat më të mira për të vjelë prodhimin pa dëmtuar pemët.

“Ulliri duhet vjelur me dorë për të mos e prishur, tani kanë dalë makineri që dëmtojnë, jo shumë ullirin. Unë sot po vjel pjesën poshtë me dorë, dhe ata që janë lart i vjelim me makineri. Por nuk ndikon tek cilësia e vajit” thotë prodhuesi Et’Hem Manxhari.

“Ne e shkundim me dorë dhe jo me makineri sepse nuk e dëmton ullirin, as degën që të thyhet dhe as gjethet” shprehet gjithashtu një ndër punëtorët e zonës.

Sipas ekspertit, vaji i ullirit duhet të qëndrojë në vende të freskëta, kështu do ta ruajnë cilësinë deri në 18 muaj.

Vaji i ullirit është një produkt ushqimor jashtëzakonisht i mirë nëqoftëse ne e vjelim, e mbajmë dhe e magazinojmë në vende të përshtatatshme.  Nëqoftëse do të mbahet në errësirë, në enë inoksi ose në enë qelqi, e ruan për një vit e gjysmë freksinë, për 18 muaj ose më shumë nuk e ndryshon cilësinë.

Sipas prodhuesve sasia e këtij viti është më e lartë se vitet e tjera por po ashtu edhe cilësia e produktit është shumë e mirë, megjithatë shprehen të shqetësuar për rritjen e energjisë, e cila po ndikon edhe në sektorin e tyre.

Me ndryshimin e energjisë elektrike ne na ka trembur si përpunues se aq e kemi fuqinë punëtore, paguajmë punëtorët, Tvsh por s’kemi çfarë të themi. Jemi të kënaqur me punën që bëjmë.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?