TIRANË- Mes akuzave nga Partia Demokratike, ministrja e Arsimit, Besa Shahini sqaron se protokolli për hapjen e shkollave ka si qëllim ruajtjen e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve gjatë orëve të mësimit. Ministrja ka zgjedhur që të mos ndalet gjatë për t'iu kundërpërgjigjur akuzave të demokratëve, gjatë takimit që zhvilloi me aktorë të ndryshëm mbi masat e ndërmarra për kushtet në shkolla.
"Qëllim kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë”, tha Shahini.
Shahini bën me dije se ditën e sotme janë zhvilluar konsultime mes Zëvendësministres Nina Guga, drejtorëve të MASR – Zamira Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi – me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillit Kombëtar të Prindërve, sindikatave e arsimit dhe organizatave të ndryshme.
Masat e ndërmarra deri më tani nga MASR, mënyra e zhvillimit të mësimit, detajimi final i udhëzuesit për vitin e ri shkollor, ishin disa prej temave të trajtuara në këtë konsultim mes përfaqësuesve të MASR dhe palëve të tjera.
Më herët ishte Albana Vokshi, ish- deputetja e PD-së e cila tha se me hapjen rreth 510 mijë nxënës dhe mësues janë të rrezikuar drejtpërsëdrejti nga infektimi për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit në ikje dhe ministreve të tij të paafta të arsimit dhe të shëndetësisë.
Un si prind dua qe mesimi te behet ne shkolle. Ketu ne fshatin tim nuk ka semundje, po kur te vijne keto mesuskat me lloj lloj makinash ngjitur me njeri tjatin do na sjellin semundjen te femijet e do na marrin ne qafe edhe neve.
Përgjigju