3 ditë më parë Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën për ekstradimin në Hagë të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj i arrestuar më 31 korrik në Tiranë. Pasi la qelitë e burgut 313 në orët e pasdites së martë, Goxhaj këmbënguli në pafajësinë e tij dhe tha se nuk e ka humbur lirinë për asnjë moment. Sot i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj pati kritika për mënyrën si u arrestua nga policia shqiptare.
“Betejën e fituat ju jo unë. E bëri media. Unë bëra betejë juridike kurse mediatiken e bëtë ju.”, tha Goxhaj.
“Nuk prisja ishte reagimi i shtetit shqiptar në atë mënyrë, trajtimi i një pjese administrative, arrestimi në atë mënyrë, kontrolle banese në sy të familjarëve, këto ishin ato që nuk ma kishte marrë mendja që do ndodhte. Sikur kisha vrarë dikë, të vijë policia me maska. S’e kuptoj? Ishte kërkesë për ekstradim. Ky reagim ishte i palogjikshëm”.
Barra më e madhe e arrestimit, Goxhaj tha se ra mbi familjen e tij, ndërsa theksoi se pas lirimit nga burgu ka pasur telefonata vetëm nga shokët e tij të luftës.
"Ata që kanë qenë në burg dhe ata që janë sot e dinë se burgun e mban ai që është në burg dhe e bëjnë ata që janë jashtë. Ai që bie në burg e mban burgun por nuk e bën burgun. Familjarët e bëjnë burgun e atij që bie në burg. Pas lirimit nga burgu nga Kosova s'kam pasur telefonata, vetëm të shokëve të mi të luftës, askush tjetër".
Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohej nga Gjykata Speciale se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe ka kryer pengim të punës së zyrtarëve dhe frikësim të dëshmitarëve. Por Goxhaj në Report Tv thotë se Gjykata ka ngritur akuza absurde dhe të pabazuara ndaj UÇK.
“Gjykata le të themi është një gjykatë e Kosovës e vendosur në Hagë me prokurorë të gjykatës ndërkombëtarë. Është një gjykatë legjitime. Veprimtaria e saj nuk është e ligjshme e ka kthyer gjykatën në politike. Është duke vepruar në paligjshmëri. E kam thënë se është duke ngritur akuza të pabazuara në fakte me dëshmitarë të rremë. Cili është interesi i saj? Fillimisht çcdo gjë fillon nga interesi personal, paguhen shumë dhe përse mos ta zgjasin. Prokurori për krimet e luftës në Serbi ka deklaruar se kësaj gjykate i janë dorëzuar 63 mijë fate mbi atë që ka ndodhur gjatë luftës. Lufta mbaroi në '99, në qershor, UÇK u shpërbë në shtator. Si mund të akuzosh pjesëtarë të UÇK për vepra që kanë ndodhur pas shtatorit. Mund t'i akuzosh si individë por jo në emër të një ushtrie. S’mund të më akuzosh në emër të një organizate që nuk ekziston më”.
Ai nënvizoi se UÇK nuk ka kryer asnjë krim ndaj civilëve serbë, sukurse pretendohet.
“S’kam dëgjuar se ka pasur krime ndaj civilëve serbë. UÇK i ka zbatuar normat. Serbët kanë paraqitur një listë me 160 të serbëve të vrarë. Janë serbë që kanë bërë pjesë në forcat paramilitare serbe. Një grua tha se burri dhe djali im ishte i armatosur. Kush i armatosi? Shteti serb. Këta janë vrarë, konsiderohen si civila. Nuk bëhet fjalë për civila, por për paramilitarë.”
“Serbia rrafshoi objekte kulti në Kosovë. UÇK s’ka bërë krime ndaj civilëve serbë. S’ka hyrë në asnjë fshat me civilë. Kemi hyrë, por nuk kemi arrestuar dhe as dhunuar. Ata që pretendojnë se janë civila të vrarë janë paramilitarë”.
Referuar ngjarjeve të fundit në Veri të Kosovës ai tha se Serbia armatos serbët si në ’90.
“E vërteta duhet thënë që të njihet historia. Të themi të vërteta siç janë. S’do ndalem asnjë ditë për të folur për të vërteta. Serbia armatos serbët si në ’90”.
Në fund bëri apel që autoritetet shqiptare të jenë të unifikuar në qëndrimet e tyre ndaj Kosovës.
“Unë kam dashur që autoritetet shqiptare të jenë unike në qasjen e tyre ndaj Kosovës. Kur bëhet fjalë për Kosovën të kemi të gjithë një komb një qëndrim. Çdo gjë mund të shkojë drejt një unifikimi më të lehtë.”
O i nderuar zoti Dritan, nga kush pret te te telefonon i dashur,nga ata qe edhe para serbise e shum vite para speciales kan trilluar e ngritur akuza qe çdo njeri normal do ti kishte denuar, por ama kjo klike pjelle serbosllave ka akuzuar pikrisht uçk-n se ka ber masakrat dhe shkaterruar objektet e kultit siq thua ti, une qe e kam jetuar kohen e millosheviqit dhe perjetuar betimine e tij ne fushe kosove se çdo seperatist dhe irredentist do ta zhduk, keshtu edhe filloi i dashur duke arrestuar endenuar qindra e mijera shqiptar e deri ne internim, pjese e asaj makinerie kriminele serbosllave ishte edhe baba i mender presednike osmankes, besoi se kete e ke mesuar edhe ti i nderuar, pastaj shume kohe para se ti te arrestoheshe ishte kshilltari i kurrcit nje far skellzen gasi qe deklaron ne tv se te gjithe te vrarite dhe masakrat ne kosove i ka kryer uçk-ja e JO serbia thoshte ai, pastaj ti mendon se ai qe ka punuar per vite per serbine do te te telefonon i nderuar,kurre sepse ata Kane qene te zanun duke shkruar akuza dhe fakte kunder teje dhe atyre qe te Kane telefonuar, me kujtohet nje pseudopattiot qe sot eshte edhe deputet,ishte edhe minister mjerisht deklaron ne kuvend se nuk do ndalon te merret me politike deri ne diten qe ti qoj ne burg ish presidentin Thaqi dhe Kadri Veselin, te dy te denuar gjate kohes se serbosllavise por edhe pas luftes te denuar ne mungese nga serbia, por JO edhe keta qe sot kinse qeverisin qe ne fakt bajne punen e serbise e qe ne fund po serbia do ti zhduke sapo ti keta realizuar qellimet e veta, siq beri me rrahman morinen, juve shendet dhe urime per punen dhe vepren e ber per kombin.
PërgjigjuJam e bija e mesuesit te babait tuaj. Respekt per familjen tuaj patriote, per edukate dhe guximin QE te kane brymosur. Je nga te rralle shqiptar qe sakrifikove per Kosoven. Jemi me ty. Burra si ju i kane dale zot Shqiperise e jo tradhetaret. Respekte!